FSK-ja shënon `Ditën e Forcës`
BKT
Lajme

FSK-ja shënon `Ditën e Forcës`

RTKlive

Sot mbahet ceremonia e shënimit të Ditës së Forcës - Ushtrisë së Kosovës.

Ceremonia mbahet në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë dhe fillon në ora 11:00.

Në ceremoni do të marrin pjesë: Presidenti i Kosovës z. Hashim Thaçi, kryeministri në detyrëbi Kosovës z. Ramush Haradinaj, ministri i Mbrojtjes z. Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneralë, oficerë, mysafirë, personalitete shtetërore dhe akademike.

Në fund të ceremonisë do të ndahen dekorata dhe mirënjohje për stafin e dalluar të Ministrisë së Mbrojtjes dhe oficerët dhe nënoficerët e dalluar të FSK-së. 

Ceremonia e Ditës së Forcës nuk është ditë e hapur. Pjesëmarrja në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës së Forcës bëhet vetëm me ftesa zyrtare.


MË SHUME NGA Lajme