09:09 / 27.11.2019
Meta: Faleminderit Kosovë e dashur
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka njoftuar se në mesnatë bashkë me zëvendëskryeministrin në detyrë në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj, ka takuar ekipet nga Kosova që po qëndrojnë atje për të dhënë ndihmën e tyre.
“I falënderova me mirënjohje për solidarizimin, profesionalizmin dhe gatishmërinë e lartë, si dhe për kurajon e pashembullt që po na dëshmojnë, duke na bërë krenarë të gjithëve!”, ka thënë Meta përmes Facebook.
“FALEMINDERIT KOSOVË E DASHUR!”.























