Pacolli viziton të prekurit nga tërmeti dhe zonat e dëmtuara në Thumanë
Në Thumanë të Shqipërisë, zonë e goditur fuqishëm nga tërmeti i së martës, ka shkuar për vizitë Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli.
Pas vizitës në kampin e improvizuar dhe tek gërmadhat, Pacolli tha se ”situata është e rënd, dhe duhet të intervenohet në tri aspekte: në shpëtimin e të pagjeturve, në ofrimin e ushqimit dhe në krijimin e banimit për të prekurit e tërmetit”.
Ai tha se Kosova ka kapacitet edhe si institucione por edhe në aspekte individuale ta ndihmojë Shqipërinë në ketë situatë, dhe beson se kjo do të ndodhë dhe po ndodh.
Pacolli u shpreh se këtë vizitë po e bënë në emër të Qeverisë së Kosovës dhe sipas tij duhet një koordinim i nivelit qendror pas një diskutimi edhe me institucionet shqiptare që më pas edhe institucionet kosovare të veprojnë në ndihmën për gjërat e nevojshme.
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në këtë vizitë të tij në Thumanë, u pa i shoqëruar edhe nga ai i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka e ai i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.























