11:10 / 27.11.2019
Hiqet taksa në `Rrugën e Kombit` për ata që dërgojnë ndihma
Të gjithë personat që shkojnë në Shqipëri, për të dërguar ndihma për të prekurit nga tërmetet, do të lirohen nga pagesa e taksës në “Rrugën e Kombit”.
Lajmi është bërë i ditur nga “Maraklitë e kerreve”.
Aty është bërë e ditur se të gjithë personat nga Kosova, që nisen drejt Shqipërisë, të lajmërohen në sportelin e fundit në pikën kufitare mes dy vendeve.























