11:13 / 27.11.2019
Bëhet ndërrimi i policëve të Kosovës në Durrës
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët dje kanë mbërritur në Durrës dhe Thumanë për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti, sot në mëngjes janë zëvendësuar nga grupi tjetër i policëve.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ekipet e FSK-së dhe të shërbimit të zjarrfikësve, po bëjnë një punë të madhe në Shqipëri.























