11:30 / 27.11.2019
Ekipi i emergjencave nga Izraeli ka mbëritur në Shqipëri
Ekipi i emergjencave nga Izraeli, Mevoot Hermon Search& Rescue Unit, ka mbëritur në Shqipëri, për tju dhënë ndihmë të prekurve nga tërmeti.
Pas takimeve me ekipin e ngritur nga Ministria e Mbrojtjes, grupi u nis drejt zonës më të prekur në Durrës, ku ju bashkua grupeve te tjera te shpëtimit.
Ekipet izraelite kanë një përvojë të madhe ndërkombëtare në menaxhimin e situatave të jashtëzakonshme ku kanë dhënë kontributin e tyre në vende të ndryshme të botës.

























