Papa Françesku: Zoti e bekoftë popullin shqiptar që e dua aq shumë
BKT
Lajme

Papa Françesku: Zoti e bekoftë popullin shqiptar që e dua aq shumë

Papa Françesku ka reaguar për tërmetin që ka ndodhur dje në Shqipëri.

Papa është shprehur se është pranë Shqipërisë që po vuan dhe lutet për viktima e të plagosurit.

“Jam pranë Shqipërisë që vuan! I jam pranë popullit të dashur shqiptar që ka vuajtur shumë këto ditë. Jam pranë viktimave. Lutem për të vdekurit të plagosurit dhe për familjet e tyre. Zoti bekoftë këtë popull që e dua aq shumë. Është i pari vend i Evropës  që kam dashur të vizitoj”, ka thënë Papa Françesku.


MË SHUME NGA Lajme