12:16 / 27.11.2019
Flamuri i Kosovës në ambasadën e Kosovës në Londër valon në gjysmështizë
Ambasada e Kosovës në Londër ka vendosur flamurin e Kosovës në gjysmështizë në nderim të viktimave të tërmetit të ndodhur në Durrës e Thumanë.
E ngarkuara me punë në këtë ambasadë, Heroina Telaku ka postuar një foto të flamurit me mbishkrim: “Në nderim të viktimave të tërmetit në Shqipëri, flamuri jonë sot valon në gjysmështizë, në këtë ditë zie për Kosovën”.
























