16:17 / 27.11.2019
Thaçi mbërrin në Thumanë, bie tërmet ndërsa prononcohej për gazetarët
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përjetoi “live” tërmetin 5.6 ballë që u shënua në orët e pasdites së sotme.
Ai ndodhej në Thumanë për t’u gjendur pranë banorëve që u prekën nga tërmeti dhe ndërsa po prononcohej për gazetarët u regjistruan lëkundjet e forta.
Për pak sekonda situata ishte në panik, gazetarët dhe banorët përreth që bërtisnin, ndërsa zëvendësministri Braçe që tentonte të qetësonte njerëzit/Ora News/.























