23:00 / 27.11.2019
Cana në Amerikë, takon sportistët e vegjël shqiptarë
Ish kapiteni i Kombëtares shqiptare në futboll, Lorik Cana, po qëndron për vizitë në Komunitetin Shqiptar në Dallas, Fort Worth- Teksas.
Arsyeja e vizitës është takimi me bashkatdhetarë dhe promovimi i fondacionit “Lorik Cana 5”.
Ky fondacion merret me rregullimin e fushave sportive për fëmijë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi.
Gjatë kësaj vizite ai është takuar edhe me disa fëmijë shqiptarë të cilët kanë lindur dhe jetojnë në Amerikë.























