23:29 / 27.11.2019
Kosnett: Koha që të formohet qeveria e të plotësohen premtimet elektorale
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se është koha për t’u krijuar sa më shpejt qeveria, tani pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.
Ai ka shkruar në rrjetin social Twitter.
“Së bashku me popullin e Kosovës, ne jemi të kënaqur me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve që u mbajtën me 6 tetor. Tani është koha që qeveria e re të formohet dhe të fillojë me plotësimin e premtimeve që u bënë gjatë fushatës elektorale”, ka shkruar ai. 























