Radiodokumentari historia e Isa Boletinit
BKT
Lajme

Radiodokumentari historia e Isa Boletinit

Isa bej Boletini i njohur edhe thjesht si Isa ose Isë Boletini lindi më 15 janar të vitit 1864, në kullën e familjes në Boletin, nga prindërit Adem dhe Ajshe Boletini.

Rinia e Isa Boletinit përkon me ngjarje të mëdha për shqiptarët e në vecanti për Kosovën.

Shqiptarët në atë kohë banonin në katër vilajete; atë të Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës. Llogaritet se nga 2 500 000 banorë që kishin këto vilajete, 2 milionë ishin shqiptarë, dhe pjesa tjetër vllehë, maqedonas-sllavë, grekë dhe romë. Shqiptarët pra ishin shumica absolute në të katër vilajetet.

Kryengritijet e shqiptarëve kundër turqëve, por njëkohësisht luftërat e mëdha me sllavët të cilët tentotin të shfrytëzonin cdo kryengritje për të gllabëruar tokë shqiptare,  ia shtuan famën dhe autoritetin, Isë Boletinit.  Porta e lartë dhe përfaqësuesit e konsullatës së Rusisë e shikonin Isanë si burimin kryesor të trazirave dhe rrebelimeve shqiptare.  Andaj Porta e Lartë morri vendim ta internoj Isa Boletinin në Stamboll për 4 vjet, 1902-1906.

Por, edhe pse I internuar, Isa nuk e ndërpreu veprimtarinë atdhetare. Kështu autoritet e perandorisë osmane I ofruan grada dhe office, por Isa u përgjigj duke thënë:’ Boletini është më I mirë se Stambolli’.

Dy vjet më vonë 1908 ndodh ajo që në histori e njohim si revolucioni xhonturk. Si njëri nga prijësit e rezistencës shqiptare, Isa Boletini, ishte në krye të listave të perandorisë osmane për tu eliminuar. Vendosmëria e tij, trimëria e atdhedashuria e vunë në ballë të kryengritjeve shqiptare Isa Boletinin përgjatë viteve 1909-1912, të cilat përfshinë  të gjithë vilajetin e Kosovën.

Periudha  1910-1912 njihet  në histori si etapa e fundit e rilindjes shqiptare.

Kryengritjet e armatosura të shqiptarëve të viteve 1910, 1911, 1912, nxitën shtetet ballkanike që të vepronin me shpejtësi në copëtimin e trojeve shqiptare. Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Greqia lidhën aleanca politike dhe ushtarake dhe në tetor të vitit 1912, ato i shpallën luftë Perandorisë Osmane duke shënuar kështu fillimin e Luftës së Parë Ballkanike.

Këto ditë Isa Boletini, u kthye nga Shkupi në frontin e Mitrovicës, saktësisht te Jeni Pazari.  Jeni Pazari bie në dorën e armatës së dytë serbe me 24 tetor, kurse Mitrovica me 28 tetor në orën 8 të mbrëmjes. Me të hyrë të forcave serbe në Mitrovicë, Isa detyrohet me u tërhjek dhe atë natë e kalon në Prekaz te Ahmet Delia. Ai duke qenë sigurisht në dijeni për përgatitjet për shpalljen e pavarësisë në Shqipëri e fton Ahmet Delinë të shkojë me të. Ahmet Delia refuzon duke thënë se do të qëndrojë të mbrojë pragun e shtëpisë.

Kështu Isa vazhdon rrugën me bashkëluftëtarët tjerë dhe sipas dokumenteve historike më 17 nëntor ai gjendet në Kukës. Nga aty vazhdon rrugën për jug dhe arrin te Elez Isufi në fshatin Sillovë të Dibrës dikund nga fundi I nëntorit. Në Vlorë sic dihet ai arrin me vonesë, me 29 nëntor të vitit 1912. Një ditë pasi ishte ngritë flamuri dhe ishte shpallë pavarësia e Shqipërisë në kufinjtë etnik të saj.

Delegacioni I Kosovës I kryesuar nga Isë Boletini, përbëhej nga këta burra: Rexhep bej Mitrovica, Bedri Pejani, Salih Gjuka, Midhat Frashëri, Mehmet pashë Deralla, Riza bej Gjakova, Hajdin bej Draga, Dervish bej Peja, Zenel bej Begolli,  Qerim Begolli e rreth 300 burra tjerë.

Pavarësia nuk u njoh nga disa vende, kurse Serbia, Mali i Zi dhe Greqia vazhduan t'i mbanin trupat e tyre në territoret shqiptare.  Isa Boletini refuzoi ofertën e ISmaili Qemailit për të qenë pjesë e kabinetit të tij, por me gardën e tij u bë shpata dhe mburoja e qeverisë së Vlorës. Kjo fitore historike nuk ishte e plotë dhe Isa doli me një plagë në zemër.

Më 17 dhjetor 1912 në Londër u mblodhën Fuqitë e Mëdha të kohës të cilat diskutuan për fatin e Shqipërisë.  Ismail Qemaili, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, etj shkuan në Londër me qëllim për të mbrojtur kauzën shqiptare.  Isa Boletini në Londër qëndroi në shtëpinë e mikut të shqiptarëve, Aubrey Herbert.  Herbet, Austria dhe Edit Durhami ishin të vetmit aleat të shqiptarëve në këtë

 Më 29 korrik 1913 në Londër u mor vendimi që Shqipëria të shpallej principatë autonome, sovrane e trashëgueshme nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Si rezultat I presionit nga Serbia dhe Greqia, në Londër u vendos që I tërë vilajeti I Kosovës ti jepet Serbisë dhe ai I Çamërisë iu dhurua Greqisë. Që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, Isa Boletini jetone në ilegale. Shumë periudha e gjejnë përkrah Hasan Prishtinës duke luftuar nëpër malet e Kosovës, kundër tani okupatorit tjetër sllav.

Kur në periudhën e fund vitit 1915 forcat serbe rrethojnë Shkodrën, Isa Boletini ishte rëndë I sëmurë nga malarja të cilën e kishte marrë gjatë qëndrimit në Myzeqe-Vlorë. Ai shkon në Shkodër, por ajo rrethohet nga forcat malazeze dhe Isa I drejtohet konsullatës angleze për ndihmë. Fatkeqësisht, aty nuk gjeti askënd dhe kështu Isa detyrohet të drejtohet për në konsullatën franceze.  Konsulli francez në Shkodër, Allan Billkok, I premtoi se do të mundësonte daljen e tij momentale jashtë territorit të Ballkanit duke I krijuar atij një iluzion dhe Isa vet I 7-ti u nis me të, duke mos ditur se po shkonte drejt vdekjes së tij.

Ditën e vrasjses së tij, Isa ishte thirrur nga prefektura e Podgoricës, të cilët kërkonin që ta inkuadronin atë në mbrojtjen kundër Austro-Hungarisë. Isa, sigurisht se nuk e pranoi këtë gjë, andaj malazezët I krijuan pusi në urën e lumit Ribincë.

Në këtë urë u vranë Isa Boletini së bashku me 7 bashkëluftëtarët e vet. Ata ishin dy djemtë e Isës, Halili 24 vjeçar dhe Zaiti 18 vjeçar, 2 nipat Jonuzi dhe Haliti, Hajdar dhe Idriz Radisheva miq të Isës si dhe Misin Balaj kushëri i largët nga fshati Isniq I komunës së Deçanit.

Isanë pra e vranë në prag të hyrjes së forcave austro-hungareze, serbët dhe malazezët. Ai u vra, duke ja pasur frikën se mund të ri-organzontë sërsish shqiptarët për të rikthyer tokat, që padrejtësisht në konferencën e Londrës ju dhanë Serbisë. Pasojat e copëtimit të Shqipërisë ende ndjehen në popullin shqiptarë, të cilët jetojnë tani të ndarë në dy shtetet shqiptare si Shqipëria dhe Kosova, si dhe pjesa tjetër e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Preshevë, Medvegje e Bujanoc etj.

Isa Boletini ishte I martuar me tri gra, dy nga të cilat ishin paraprakisht të fejuarat e dy vëllezërve të tij e të cilët kishin vdekur në beteja të ndryshme. Sipas zakonit të atëhershëm të fejuarat në këso raste martoheshin me vëllanë e të ndjerit. Gruaja e parë ishte kushërira e parë e gruas së Ahmet Delisë, e dyta ishte vajza e axhës së Shotë Galicës dhe e treta ishte Gjyla nga Decani. Me të trija bashkë Isa kishte 9 djem dhe 5 vajza.

Për më shumë dëgjoni në linkun më poshtë radiodokumentarin kushtuar heroit kombëtar Isa Boletini.

AUTORE: AFËRDITA RUSHITI
MUZIKA DHE REALIZIMI TEKNIK: REMZI SAMAKOVA


MË SHUME NGA Lajme