KOK i bashkohet kampanjës humanitare për Shqipërinë
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), i është bashkuar kampanjës për t’i ndihmuar të prekurit në tërmetin tragjik në Shqipëri.
Tërmeti në Shqipëri ka qenë katastrofal pasi ka lënduar më shumë se 600 persona ndërsa më shumë se 30 nuk kanë arritur të mbijetojnë.
Ndihma nga Kosova janë të mëdha dhe këtyre ndihmave i është bashkuar edhe KOK, të cilët kanë vendosur t’i ndajnë 1000 euro për familjet e viktimave.
“Bordi Ekzekutiv i Komiteti Olimpik të Kosovës i është bashkuar kampanjës humanitare për t'u solidarizuar me të gjithë të prekurit nga tërmeti tragjik në Shqipëri. BE i KOK-ut ka vendosur të ndajë 1 mijë Euro, si ndihmë humanitare për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që ndodhen pa kulm mbi kokë. Njërherit, KOK ju shpreh ngushëllime të gjithë atyre që humbën më të dashurit e tyre, si dhe ju uron shërim të shpejtë të lënduarve”, njoftuan përmes një postimi në Facebook.























