Ushtarët e Kosovës bëjnë homazhe te komandanti Adem Jashari
BKT
Lajme

Ushtarët e Kosovës bëjnë homazhe te komandanti Adem Jashari

Me rastin e manifestimit të Ditës së Forcës, ditës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditëlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari, ministri në detyrë i Mbrojtjes Rrustem Berisha, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtnant Rrahman Rama, sekretari i përhershëm i MM, Faruk Geci, të shoqëruar edhe nga gjeneralë dhe oficerë tjerë të lartë të FSK-së, kanë bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Ishim këtu për të nderuar veprën e lavdishme të komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe sakrificën e madhe të  familjes Jashari, si dhe për të nderuar të gjithë dëshmorët dhe gjithë të rënët për liri në breza”, tha ministri Rrustem Berisha.

 Festën kombëtare të 28 Nëntorit, uroi edhe gjenerallejtnat Rrahman Rama.

“Në këtë datë të shënuar historike, zhvilluam homazhe në nderim të familjes së madhe Jashari  dhe të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë në luftërat çlirimtare për liri, shtet ndërtim  dhe pavarësi” - tha Rama.


MË SHUME NGA Lajme