Eriksen refuzon kontratën e re, kërkon largimin
BKT
Sport

Eriksen refuzon kontratën e re, kërkon largimin

Mesfushori i Tottenham, Christian Eriksen ka refuzuar kontratën e re, pasi dëshiron një sfidë të re.

Danezi që gjashtë vjet është në fanellën e Spurs dhe po dëshiron të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë.

Në një intervistë, Eriksen ka thënë se është në një fazë të karrierës në të cilën po dëshiron të provojë diçka të re.

“Jam në një fazë të karrierës në të cilën dua diçka të re. Kam respekt të madh për Tottenham dhe nuk do të jetë ndonjë gjë e keqe nëse qëndroj, mirëpo dua diçka të re. Shpresoj që të bëhet ndonjë gjë këtë verë. Ky është plani. Gjëja më e mirë është nëse përfundon shpejtë, mirëpo në futboll gjërat marrin kohë”, deklaroi ai. 

Eriksen në fanellën e gjigantit anglez ka arritur të shënojë 83 gola. Inter, Juventus dhe PSG po shfaqin interesim të madh për shërbimet e danezit.