Policia bën verifikimin e personave që qarkullojnë nga Shqipëria në Kosovë
Gjatë ditës së sotshme ka pasur ankesa nga qytetarët se në pikën kufitare në ‘Morinë’ se po ka vonesa në kontrollime.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha për Indeksonline se qarkullimi po zhvillohet normalisht.
Por, ka raste kur autoritet policore të Shqipërisë bëjnë verifikimin e personave që vijnë nga Shqipëria për shkak se dyshohet se ka persona që po pretendojnë të vijnë në Kosovë edhe pse nuk janë nga zonat e prekura nga tërmeti .
“Ju informojmë se;
Qarkullimi në pikën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, është duke u zhvilluar normalisht dhe asnjëherë nuk është mbyllur për qarkullim.”
Mirëpo ka raste kur autoritetet policore të Shqipërisë bëjnë verifikimin e personave që qarkullojnë nga Shqipëria në Kosovë, sepse dyshohet se mund të ketë persona që pretendojnë të hyjnë në Kosovë për të kërkuar strehim, e që nuk janë nga zonat e prekura nga tërmeti.
Andaj Policia e Kosovës bashkëpunon ngushtë me autoritetetet policore të Shqipërisë për të evituar çdo problem, parregullsi apo dyshim të ngritura.”, u shpreh Kelani.























