10:10 / 29.11.2019
Ylber Ramadani e feston golin me lutje për Shqipërinë
Ylber Ramadani aktualisht është pjesë e Kombëtares Shqiptare dhe luan te Velje ku ka shënuar një super gol.
Në ndeshjen ndaj Vigorg, që ishte e vlefshme për kreun e renditjes, Ramadani e ka treguar vetën. Vendësit ishin duke udhëhequr 2-0, kur Ramadani në minutën e 29-të, ngushtoi diferencën me një gol të jashtëzakonshëm. Ai pas golit të shënuar festoi duke bërë shqiponjën.
Ndeshje në fund u kthye nga Velje, duke fituar 4-3. Vejle udhëheq kampionatin me 38 pikë në 18 ndeshje, ndërkohë që Viborg mban vendin e 3-të me pesë pikë më pak.























