Haxhiu: Marrëveshja VV-LDK mund të ndodhë në fillim të javës tjetër
BKT
Lajme

Haxhiu: Marrëveshja VV-LDK mund të ndodhë në fillim të javës tjetër

Pas takimit të grupeve punues në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albulena Haxhiu nga VV tha se sot të gjitha çështje programore janë finalizuar.

“Sa i përket programit qeveritar ne kemi arrit 100 përqind përafrim të plotë. Për çështjet që kanë të bëjnë për ndarjen e përgjegjësive, para ditës së hënë ka me pasur takime prapë, ndërsa për arritjen e marrëveshjes kjo do të ndodhë shumë shpejt”, theksoi Haxhiu.

Ajo tha mund të ndodhë që deri në fillim të javës së ardhshme të arrihet marrëveshja finale.


MË SHUME NGA Lajme