Rashica shënon për Werderin në duel me Wolfsburgun
BKT
Sport

Rashica shënon për Werderin në duel me Wolfsburgun

Sulmuesi anësor i Kosovës, Milot Rashica ka shënuar gol në ndeshjen që po zhvillohet në Bundesligë ndërmjet Wolfsburgut dhe Werderit.

Miloti ka shënuar nga pika e bardhë në minutën e 13-të, duke e kaluar Werder Bremenin në epërsi. Ylli vushtrrias e festoi golin me shqiponjë, duke u solidarizuar në këtë mënyrë me viktimat e tërmetit në Shqipëri.