16:22 / 02.12.2019
Takimi VV-LDK përfundon pa marrëveshje
Pa arritje të marrëveshjes për koalicion qeverisës ka përfunduar takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.
Që të dy thanë se ka avancime në diskutime, por marrëveshje jo.
Lideri i VV-së, Albin Kurti tha se negociatat do të vazhdojnë, pasi ende ka dallime në disa çështje, por pa i treguar ato.
Ndërkaq, Mustafa theksoi nevojën që ende të punohet të përafrimin e marrëveshjes.























