Ushqimet që duhet të konsumoni pas palestrës për të fituar energji
BKT
Lifestyle

Ushqimet që duhet të konsumoni pas palestrës për të fituar energji

Këto ushqime energjike që do të lexoni më poshtë kanë ushqyesit e duhur për t’ju ndihmuar të rikuperoheni nga stërvitja juaj por pa marrë kalori tëq tepërta.

Tost dhe vezë: Ky është një ushqim i shkëlqyer pas stërvitjes për çdo orë të ditës. Sipas Kelly Jones, RD, një dietologe sportiste nga Filadelfia, “është e rëndësishme pas stërvitjes të hani një kombinim të karbohidrateve dhe proteinave.” Të tilla si vezët dhe sallata por dhe pak bukë.

Smoothie me qershi: Sipas Dr. Seti, “një gotë me lëng qershie mund të armatosë trupin tuaj me një arsenal antioksidantësh që mbrojnë dëmtimin e muskujve. Nëse e bëni zakon të keni lëng qershie çdo ditë, do të ndjeni më pak dhimbje të muskujve.

Çaj jeshil: Ndërsa është thelbësore të hidratoheni me ushtrime, çaji jeshil është gjithashtu një element i shkëlqyer pas stërvitjes. Ai është I mrekullueshëm për  djegien e yndyrës dhe luftimin e komponimeve radikale të lir.

Patatet e ëmbla: janë një tjetër ushqim i mrekullueshëm pas stërvitjes që do të ndihmojë trupin tuaj të shërohet nga lodhja. Ndërsa mund të jetë e lehtë të shpërbleni veten me karamele pas një stërvitje të vështirë, karbohidratet në karamele nuk janë furnizuesit e mirë të energjisë. Nutricionistja dhe ekspertja e shëndetit Lisa Richards paralajmëron se duhet të “shmangni tundimin e ngrënies së sheqernave pas stërvitjes tuaj kardio.” Në vend të kësaj, shikoni të përfshini karbohidrate komplekse, siç janë patatet e ëmbla.