OSBE: Janë kthyer 28 mijë e 111 persona të zhvendosur
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka lansuar raportin “Vlerësim i kthimit vullnetar në Kosovë” dhe filmin dokumentar mbi kthimin me titull “Të jesh në vendin tënd”.
Sipas raportit deri në dhjetorit të vitit 2018 vetëm 28 mijë e 111 persona të zhvendosur janë kthyer në Kosovë, prej 220 mijë personave sa janë zhvendosur nga Kosova gjatë periudhës së vitit 1998-99, për shkak të konfliktit dhe trazirave të vitit 2004.
Në bazë të raportit ka një trend në rënie me kalimin e kohës për kthim të të zhvendosurve.
Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu tha se raporti përfshinë një sërë rekomandimesh për nivelin qendror dhe komunat që janë pikat e para të kontaktimit të atyre që vendosin në kthehen në Kosovë.
Ai si sukses e konsideroi miratimin e rregullores për kthim të personave të zhvendosur dhe zgjidhje të qëndrueshme e cila u miratua në vitin 2018.























