Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Jehona Gjocaj trajnere, e cila do të flasë për përfitimet e pilates.
Po ashtu mysafire do të jetë Dajana Berisha drejtoreshë e Forumit për Iniciativa Qytetare, e cila do të flasë për kordinimin e veprimeve para dhe pas tërmetit në Shqipëri.
Për të folur për fluturimet për festat e fundit në lidhje të drejtpërdrejt do të flasin nga Aeroporti i Prishtinës.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























