Këto gjashtë gjëra mos ia tregoni askujt, ruani si sekret
BKT
Lifestyle

Këto gjashtë gjëra mos ia tregoni askujt, ruani si sekret

E para që duhet të mbroni si sekret, thonë dijetarët, janë planet tuaja largpamëse.

Kjo botë, ndonëse është e krijuar në të vërtetën, megjithatë kërkon balancim, dhe prandaj njerëzit e mençur na tërheqin vërejtjen që ekzistojnë disa gjëra të cilat, megjithatë, më mirë është t’i mbajmë për vete.

E para që duhet të mbroni si sekret, thonë dijetarët, janë planet tuaja largpamëse. Provoni të heshtni deri në momentin kur plani juaj të mos realizohet.

E dyta, mos bisedoni për bamirësinë tuaj – e rrallë është kjo në botë, dhe prandaj duhet ta ruani si dritën e syve tuaj. Mos e lavdëroni veten për shkak të veprave të mira.

E treta, për të cilën nuk duhet të bisedoni, por edhe sipas rekomandimit të dijetarëve, është për asketizmin tuaj. Mos llomotisni në prani të të tjerëve për përkufizimet tuaja në ushqim.

E katërta, për të cilën do të duhej të heshtni – për guximin dhe trimërinë tuaj. Sfidat e jashtme janë të dukshme, andaj njerëzit për to marrin shpërblime, por kapërcimin e sfidave të brendshme askush nuk e vëren, dhe natyrisht as shpërblime nuk marrin.

E pesta, për të cilën nuk është bash e nevojshme të tregoni detaje para të tjerëve – është të mos bisedoni për problemet familjare. Dhe përgjithësisht për jetën tuaj private. Mbajeni në mend, sa më pak që të flisni për problemet e familjes suaj, ajo do të jetë më e fortë dhe më stabile.

Dhe, e gjashta, ato janë fjalët e këqija dhe thashethemet të cilat i dëgjoni gjatë ditës. Dhe njeriu, i cili kthehet në shtëpi, dhe tregon të gjitha budallallëqet të cilat i ka dëgjuar gjatë ditës, me asgjë nuk dallon nga njeriu i cili hyn në shtëpi dhe nuk i zbath këpucët.