Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Vlera Kastrati autore, e cila do të flasë më shumë rreth librit " Anatomy of a Kosova Woman's Soul".
Po ashtu mysafirë do të jenë Edona Bajrami Shala nga Misioni i OSBE-së në Kosovë si dhe Feim Hoxha,drejtor i departamentit të Rinisë në MKRS, të cilët do të flasin për "Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizimit".
Në një lidhje të drejtpërdrejtë do të flasë Kreshnik Musolli U.D. Drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës, i cili do të flasë për premieren "Exil" në shfaqjen e baltetit të Kosovës.
Po ashtu në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Zgjim Tërziqi regjisor, i cili do të flasë për rrugëtimin e filmit "Salloni", si dhe do të na njoftojë për projekte të reja.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























