Vuçiqi luan edhe me Moskën: Italia më e fortë se Rusia
BKT
Lajme

Vuçiqi luan edhe me Moskën: Italia më e fortë se Rusia

Vizita e sotme e Aleksandar Vuçiqit në Moskë ka shënuar interesim të lartë të vëmendjes, veçmas pas skandalit të spiunit rus, i cili u filmua tek blinte informacione secrete nga një pjesëtar i shërbimeve sekrete serbe.

Në shumë aspekte është diskutuar kjo vizitë, mirëpo janë dy gëjra që janë nënvizuar.

E para është se Vuçiqi po përpiqet që ta qetësojë opinionin prorus në Serbi, duke provuar që ta potencojë rëndësinë që ka Rusia për Serbinë.
Në një intervistë që e ka dhënë sot në mëngjes për një medium serb, Vuçiqi ka thënë se “Serbia në arenën ndërkombëtare mbështetet më së shumti në Rusinë”. Madje, ka shtuar se edhe Rusia e mund të mbështetet në Serbinë, duke kujtuar se Serbia asnjëherë nuk ka bërë deri tani kundër Rusisë, përkundër presioneve që i ka pasur nga jashtë.
Mirëpo, duke provuar që ta vë në pah fuqinë e Vladirmir Putinit, Vuçiqi nga ana tjetër e ka goditur fort atë me një argument. “Rusia ende nuk është ndonjë gjigant ekonomik. Duhet ta themi se bruto prodhimi vendor i Rusisë është vetëm sa 2/3 e italianëve, kurse duhet se italianët nuk janë bash në ndonëj gjendje të mirë”, ka thënë Vuçiqi, duke poshtëruar indirekt ekonominë ruse. 
Ndërsa, para vizitës së Vuçiqit në Rusi, Nikita Bondarev, ekspert rus për Ballkan, i cili ishte në një mision edhe në Beograd, ka thënë se “Udhëheqja e Serbisë, kur bëhet fjalë për Kosovën, pa dyshim do t’ia linte në duar çështjen e Kosovës Rusisë. Mirëpo, për këtë punë nuk ka çka të flitet, gjersa është në fuqi Rezoluta e Këshillit të Sigurimit”. 
Marrëdhëniet ruso-serbe janë acaruar kohën e fundit. Këtë në njëfarë forme e pranon edhe Vuçiqi, duke thënë se “eksporti i Serbisë është 70 % me rajonin, kurse rajoni ëshët drejt rrugës evropiane. As ne nuk guxojmë t’i shmangeni kësaj rruge”.


MË SHUME NGA Lajme