17:40 / 04.12.2019
FFK shkarkon Arianit Ahmetin
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka vendosur për suspendimin e Arianit Ahmetit në mbledhjen e mbajtur sot.
Lajmi është konfirmuar nga sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, në emisionin "Imazh" në RTK.
“Në mbledhjen e mbajtur sot, me shumicën e votave të anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv është vendosur që të shkarkohet zëdhënësi ynë ligjor, Arianit Ahmeti”, deklaroi Salihu.
“Po ashtu është shkarkuar edhe punëtori tjetër i futsallit, Bajram Zeqiri, i cili është involvuar në këtë ngjarje”, shtoi ai.
Salihu i ka konsideruar zhvillimet e fundit si të turpshme për futbollin kosovar.























