Zyra e BE-së kërkon drejtësi për viktimat e dhunës në familje
Dhuna në familje vazhdon të mbetet ndër fenomenet më shqetësuese në Kosovë, për këtë po kërkohet nga institucionet përgjegjësi, e po ashtu shtim i përpjekjeve për parandalimin e kësaj dukurie. Në një tryezë të organizuar nga Zyra e koordinatorit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, u prezantuan të dhënat për evidentimin e dhunës, ku u theksua se viktimave duhet t’u ofrohen ndihmë dhe përkrahje.
Annette Fath Lihic, nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka kërkuar nga institucionet përkatëse që t’i mbrojë viktimat e dhunës në familje dhe të dënohen ata që kryejnë vepra të tilla.
“Dhuna në familje është e shprehur gjithandej jo vetëm në Kosovë, por edhe në tërë botën. Nevoja për drejtësi është e madhe për viktimat e dhunës në familje. Viktimat duhet të jenë në fokus. Ata duhet të ndjejnë që nuk janë vetëm. Mosndëshkimi i atyre që kryejnë dhunë në familje shumë shpesh është një realitet. Institucionet e Kosovës kanë përgjegjësi që t’i mbrojnë qytetarët e tyre në përgjithësi, por viktimat e dhunës në familje në veçanti”, ka thënë ajo.
Në prezantimin e bazës së të dhënave në familje, drejtori i Divizionit për Siguri Publike në Policinë e Kosovës, Gazmend Hoxha tha se të gjitha institucionet duhet të jenë bashkë për luftimin e dhunës në familje























