19:54 / 04.12.2019
De Ligt: Nëse nuk do të bëhesha futbollist, do të isha agjent
Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt ka bërë shaka duke thënë se nëse nuk do të bëhej futbollist profesionist, ai do të ishte bërë një agjent për ta mposhtur Mino Raiolan.
Holandezi u intervistua nga “France Football” pasi e fitoi trofeun “Kopa” për lojtarin më të mirë në Evropë për vitin 2018/2019.
“Nëse nuk do të bëhesha futbollist, do të isha bërë një agjent, për të provuar dhe për ta mposhtur Mino Raiolan. Ose do të kisha provuar ta rekrutoja atë”, u shpreh De Ligt.
“Përtej shakave, unë kuurë nuk e kam menduar se çfarë do të isha bërë, unë isha gjithmonë i fiksuar për t’u bërë futbollist. Prindërit e mi u pajtuan, por së pari duhej ta përfundoja shkollën”, shtoi holandezi.























