22:26 / 04.12.2019
Kastrati: Planin e Ahtisarit, Kurti po e shfrytëzon për bashkim kombëtar
Profesori universitar dhe analisti Ardian Kastrati, tha se lideri i VV-së Albin Kurti Planin e Ahtisarit, po e shfrytëzon për bashkim kombëtar. Kastrati ka thënë në emisionin ‘Debat’ në RTK, se Kurti bashkimin kombëtar e ka përmendur në mbi 60 intervista të dhëna në Tiranë.
Sipas tij LDK ka shumë ekspertë, por Kurti ka narracion tjetër. Aii tha se Plani i Ahtisarit, të cilin Albin Kurti e ka sulmur me të gjitha mënyrat, demostrata të dhunshme, hudhje të bombave tymosëse, molotova etj, ia ka mundësuar Albin Kurtit që sot ta fillojë implemetimin e idesë së tij për bashkim kombëtar, ‘po e shihni në Shqipëri e Maqedoni.Veriore.























