Mbahet tryezë për qasje në dokumente publike të sektorit publik
Agjencia për Informim dhe Privatësi sot organizon tryezë informuese me të gjithë zyrtarët për qasje në dokumente publike të sektorit publik, me qëllim të shpalosjes së dispozitave të reja të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike (06/L-081) të hyrë në fuqi muaj më parë.
Për ata që mund të mos jenë të informuar, institucioni i shtetit ku duhet raportuar tash e tutje për kërkesat e publikut për qasje në dokumente publike, të adresuara në institucionet që përfaqësoni është Agjencia për Informim dhe Privatësi, një përgjegjësi, të cilën deri para pak muajsh e ka bërë zyra për informim në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Me këtë rast, ftohen të gjithë zyrtarët e caktuar për qasje në dokumente publike të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike të marrin pjesë në tryezën informuese, të organizuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.























