06:35 / 05.12.2019
Në Kosovë do të shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarëve
RTKlive
Zyra e Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara (UNV) dhe UNICEF do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve (IVD) 2019 me moton `Të Bëjmë Punë Vullnetare për një Ardhmëri Gjithëpërfshirëse`, në Qendrën për Komunitete Termokiss në Prishtinë.
Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti do të kenë mundësinë të bashkëveprojnë përmes aktiviteteve interesante, të shkëmbejnë histori kuptimplotë dhe të njohin vlerën e diversitetit në shoqërinë tonë.
IVD 2019 është organizuar në bashkëpunim me UNDP, UN Women dhe IOM.
Në këtë Ditë, ne falenderojmë të gjithë ata individë vullnet-mirë që janë angazhuar në punë vullnetare dhe kanë ndihmuar në të gjitha sferat e jetës sociale.























