S’ndalen ankesat ndaj Ligjit për Paga
BKT
Lajme

S’ndalen ankesat ndaj Ligjit për Paga

30 sindikata dhe grupe ankuesish deri më tani kanë dërguar ankesa në institucionin e Avokatit të Popullit lidhur me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Ligji, i cili hyri në fuqi më 1 dhjetor të këtij viti, mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese në afat kohor prej 60 ditësh nga momenti i hyrjes në fuqi, shkruan sot gazeta Zëri.

Lexo edhe: Ndërtimet e pasluftës në Kosovë, të pasigurta

Ligji për Paga, i cili hyri në fuqi më 1 dhjetor të këtij viti, mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese. Deri më tani në institucionin e Avokatit të Popullit janë dërguar 30 ankesa për këtë ligj nga Sindikata e Shërbimit Civil dhe nga grupe ankuesish. Pas shqyrtimit të këtyre ankesave, Avokati i Popullit në një afat kohor prej 60 ditësh qysh nga hyrja në fuqi e ligjit ka të drejtë ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese. Përfaqësues të Sindikatës së Shërbimit Civil në Kosovë i kanë thënë për këtë gazetë se ligji ka pasur nevojë të ndryshohet më parë. Sipas tyre, tani ndryshimet mund të bëhen me amendamente që mund t’i bashkëngjiten ligjit.


MË SHUME NGA Lajme