Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafir i parë do të jetë Kujtim Lepaja kordinator, i cili do të flasë për Shoqatën "Mjedra e Kosovës".

Për projektin "Fuqizimi i Grave dhe Vajzave për Proceset e Vendimmarrjes", do të flasë e ftuara Njomza Emini nga Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci.

Për ekspoziten "Ni zo i lirë" të Adem Demaçit, do të flasë drejtpërdrejtë Gurec Jashari orginzator, si dhe Driton Avdiu.

Po ashtu në një lidhje të drejtpërdrejtë do të jetë Sali Shoshi drejtor ekzekutiv i CHwB Kosova, i cili do të flasë për platforma, arkivi virtual i shkrimtarëve të Kosovës.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme