18:36 / 05.12.2019
Haradinaj: S`jam në kontakt me VV-në e LDK-në, AAK-ja është opozitë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj mohon përfshirjen e partisë së tij në një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen. Ai ka thënë se për këtë punë nuk janë në komunikim me LVV-në e as me LDK-në.
“Nuk kemi komunikim as me Vetëvendosjen e as me LDK-në. Nëse kërkojnë ndonjë konsultë ne jemi të hapur, por ne jemi opozitë. Nuk kemi kauzë, nuk e dimë pse marrim pjesë në një qeveri që krijohet nga këto parti”, ka thënë Haradinaj për “Tv Dukagjinin”.
Ai ka thënë se institucionet e reja duhet të formohen.
“Nuk është mirë që kjo situatë të shkojë gjatë, një qeveri në detyrë i ka kufizimet e veta, duhet të krijohen institucionet e reja”, ka thënë ai.























