Policia e Kosovës arreston shtetasin çek me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës arreston shtetasin çek me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar shtetasin çek i cili kishte urdhërarrest ndërkombëtar dhe Evropian.

Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit sot me datë 5 dhjetor përmes njësitit për persona të arratisur (FAST Kosova) ka arrestuar shtetasin çek me iniciale M.J. (viti i lindjes 1965) i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar dhe Evropian.

I arrestuari ishte dënuar nga autoritetet e Çekisë me gjashtë vite për veprën penale “mashtrim”.

Me vendim të Prokurorit të shtetit i njejti dërgohet në mbajtje.


MË SHUME NGA Aktuale