Kisha Katolike kujton Pjetër Bogdanin
Sharr Travel

Kisha Katolike kujton Pjetër Bogdanin

Kisha Katolike në Kosovë - Dioqeza Prizren-Prishtinë, për të shënuar 330-vjetorin e kalimit në amshim të Imzot Pjetër Bogdanit, sot organizon rivarrimin e tij simbolik në Kriptën e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Për këtë ditë, që përkon me ditëvdekjen e tij (1689), është përgatitur një program i ngjeshur në tri pika: konferencë shkencore, mesha e shenjtë dhe rivarrimi simbolik.

Të gjitha këto do të ndodhin në ambientet e Katedrales Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Autor: RTKlive


MË SHUME NGA Aktuale