Smoothi për shtimin e energjisë
Sharr Travel

Smoothi për shtimin e energjisë

Ndonjëherë ndiheni të lodhur dhe keni nevojë për forcë më trupin dhe mendjen tuaj.

Të shtojmë energjinë në mënyrë të shëndetshme mund ta bëjmë përmes përgaditjes së një Smoothi me këtë përbërës.

300 ml jogurt

2 pjeshkë

1 banane

1 mollë

1 lugë çaji mjaltë

1 lugë gjelle fara chia

5 gjethe të freskëta spinaqi

2 arra të copëtuara

Përgatitja:

1. Pastroni të gjithë përbërësit, qërojini dhe preni në copa të vogla.

2. Më pas, vendosni në blender (mikser elektrik) jogurtin.

3. I qerojmë arrat dhe i vendosim në blender.

4. E qëroni mollën, bananen dhe e prisni në copa të vogla e e hudhni në blender. E hudhni edhe pjeshkën.

5. I përziejmë për 1 deri 2 min.

6. Në minutin e fundit i shtoni edhe gjethet e freskëta të spinaqit, 1 lugë mjaltë dhe 1 lugë gjelle fara chia.

7.Vazhdoni përzierjen edhe për 30 sekonda derisa masa të jetë homogjene dhe gjithçka është gati.

Koha e përgatitjes është 5 minuta.