Marshohet kundër ndryshimeve klimatike
BKT
Lajme

Marshohet kundër ndryshimeve klimatike

Qytetarë të shumtë po marshojnë sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të kundërshtuar ndryshimet klimatike.

Marshi po mbahet në sheshin “Skënderbeu” dhe pritet të përfundoj para ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

Qytetarët po marshojnë me thirrje “Jo Hidrocentrale”.

Sipas tyre, termocentralet e qymyrit nuk janë problemet e vetme që ka Kosova.

 “Uji ynë i pijshëm është i pakët, por prapë ne zgjedhim ta humbim. Një mënyrë që kjo po ndodh është ndërtimi i hidrocentraleve. Ministria ka marrë të gjitha dokumentet e duhura për t’u siguruar që hidrocentralet do të ndërtohen. Sidoqoftë, ata janë të paqartë për lëshimin e tyre, dhe ne nuk besojmë se të gjitha dokumentet janë marrë në mënyrën e duhur”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të këtij marshi.


MË SHUME NGA Lajme