Si t’u mësoni fëmijëve të mos kenë turp nga syzet optike
Sharr Travel

Si t’u mësoni fëmijëve të mos kenë turp nga syzet optike

Gjithnjë e më shumë fëmijë dhe të rinj janë diagnostikuar me probleme në lidhje me shikimin, çka rrjedhimisht kërkon përdorimin e syzeve.

Disa e mirëpresin këtë gjë të re me entuziazëm, gjithashtu, sepse me kalimin e kohës syzet janë bërë një objekt në modë; të tjerët kanë disa vështirësi, veçanërisht për arsye estetike.

Mund të thuhet se fëmijët më të vegjël e përjetojnë këtë gjendje në një mënyrë pozitive, sepse në sajë të syzeve ata shohin më mirë.

Por, kur rriten, mund të lindin vështirësi, sidomos lidhur me aspektin e jashtëm, gjë që mund ta dekurajojë përdorimin e tyre. Më poshtë ju tregojmë disa këshilla në mënyrë që t’ia bëni më të lehtë fëmijës të vendosë syze kur ka nevojë për to.

Përfshijini ata në zgjedhjen e syzeve:Lërini fëmijët të zgjedhin vetë syzet e tyre. Në këtë mënyrë ata do të përshtaten më lehtë me këtë objekt dhe do jenë më të prirur t’i vendosin ato.

Kënaqni shijet e tyre estetike: Eksiztojnë skelete me forma dhe ngjyra të dizajnuara posaçërisht për të tërhequr vëmendjen e fëmijëve. Disa prej tyre të ofrojnë edhe mundësinë për t’jua ndryshuar bishtat. Në këtë mënyrë fëmijët do të kenë më shumë mundësi dhe gjithmonë do t’u duket sikur kanë syze të reja për të treguar.