Këto janë tri përfitimet që sjell joga
Sharr Travel

Këto janë tri përfitimet që sjell joga

A keni menduar ndonjëherë se ç’përfitim sjell joga përveç se ju nxitë t’i prekni majat e gishtave të këmbës?

Përveç mësimit shpirtëror, shkenca moderne gjithashtu i ka pranuar përfitimet magjike shëndetësore që i sjell joga në epokën moderne

Më poshtë i keni disa prej këtyre përfitimeve që i sjell joga, e të cilat i ka vërtetuar edhe shkenca.

E largon stresin

Stresi e manifeston veten në shumë mënyra, duke përfshirë fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht. Por, falë jogas, ju mund ta largoni stresin dhe të relaksoheni.

Joga është tejet fitimprurëse për përmirësimin e kualitetit të shëndetit mendor dhe jetës në tërësi.

E përmirëson shëndetin e zemrës

Shëndeti i zemrës patjetër se është krucial edhe për mirëmbajtjen e funksioneve normale, siç është furnizimi i indeve me nutrientë të nevojshëm dhe pompimi i gjakut rregullisht te të gjitha organet.

Studimet shkencore kanë dëshmuar se praktikimi i rregullt i jogas e përmirëson shëndetin e zemrës dhe e ulë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

E lufton depresionin

Joga ka efekte antidepresuese dhe ndihmon në zvogëlimin e nivelit të kortizolit – hormon i stresit që ndikon në nivelin e serotoninës – neurotransmetuesi i cili shpeshherë ndërlidhet me depresion.