Tirana reagon ashpër ndaj Vuçiqit: Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë!
Sharr Travel

Tirana reagon ashpër ndaj Vuçiqit: Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë!

Presidenca i është përgjigjur ashpër deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i cili mohoi një ditë më parë masakrën e Reçakut.

Zëdhënësi e Presidencës Tedi Blushi, Presidenca shprehet se gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë dhe shton se faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes në rajonin tonë.

Postimi i plotë:

“GJAKU I REÇAKUT NUK BËHET UJË! Ish-zëdhënësat e xhelatit Millosheviç dhe regjimit të tij mizor që tronditi botën me krimet monstruoze nuk mund të guxojnë më të përbuzin dhe të fyejnë viktimat e pafajshme, me deklarata të papërgjegjshme reminishencash naziskine! Faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës.

Krimi mbetet krim! As harrohet, as vjetërohet! Sepse popujt me kujtesë të shkurtër janë të destinuar të mbeten pa histori dhe pa të ardhme! Mirënjohje përjetë ambasadorit Ëalker për zbulimin dhe denoncimin para gjithë botës së Masakrës së Reçakut! LAVDI TË PËRJETSHME MARTIRËVE TË KOSOVËS!”- shkruan zëdhënësi i Presidentit , Tedi Blushi.


MË SHUME NGA Aktuale