United fiton derbin e qytetit, shokon Cityn në ‘Etihad’
Sharr Travel

United fiton derbin e qytetit, shokon Cityn në ‘Etihad’

Manchester United e ka fituar derbin kundër Manchester Cityt në ‘Etihad’.

Edhe pse vendasit ishin favorit absolut, Ole Gunnar Solskjaer po del të jetë ‘mjeshtër’ i ndeshjeve të mëdha.

‘Djajtë e Kuq’ triumfuan me rezultat 1:2.

Marcus Rashford (23’) nga pika e bardhë dhe Anthony Martial (29’) realizuan në fitoren e mysafirëve.

‘Qytetarët’ edhe pse u munduan me të gjitha forca të barazonin rezultatin, krejt çka arritën ishte shënimi i golit të nderit me Nicolas Otamendi (85′).

United me 24 pikë ngjitet në vendin e pestë, kurse City dy pozita më lartë me 32 pikë. /Lajmi.net/