22:36 / 07.12.2019
Abrashi: Takimi me Gjuriqin ishte një takim rajonal
Deputeti i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka treguar arsyen e takimit me drejtorin e të ashtuquajturës zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, Xhelal Sveçlën e LVV’së dhe Ardian Gjinin e AAK’së.
Abrashi ka hedhur poshtë aludimet duke theksuar se bëhet fjalë për një takim rajonal të mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.
“Takim rajonal, mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, organizuar nga CIG”, tha Abrashi për Gazetën Sinjali.























