Mourinho e do Koulibaly
BKT
Sport

Mourinho e do Koulibaly

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho dëshiron të transferojë mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Senegalezi konsiderohet një ndër mbrojtësit më të mirë në botë fal përformancëve të mrekullueshme në fanellën e “Napolitanëve”.

Sipas EL Desmarque, tekniku portugez dëshiron ta transferojë lojtarin, vlera e të cilit prek shifrën prej 100 milionë euro.

Disa raportime besojnë që Mourinho gjithashtu dëshironte ta transferonte gjatë kohës kur ishte në Manchester United, raporton arbreshi.

Napoli këtë sezon nuk është në formë të mirë, derisa Koulibaly ka qenë ‘zemra’ e mbrojtjes.

Koulibaly ka bërë 230 paraqitje për Napolin duke shënuar 10 gola dhe kontribuar me pesë asistime.