CIG: Ne jemi organizatorët e Konferencës në Tiranë

CIG: Ne jemi organizatorët e Konferencës në Tiranë

Këshilli për Qeverisje Përfshirëse (CIG), organizatë ndërkombëtare joqeveritare me seli në SHBA, njoftoi përmes një deklarate se ishte organizator i një tryezë të rrumbullakët dy-ditore në Tiranë, Shqipëri, gjatë datave 7-9 dhjetor, ku marrin pjesë përfaqësuesit e partive politike të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Mediat mbrëmë raportuan shumë për këtë takim, ku anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, është parë duke biseduar me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Lidhur me këtëLëvizja Vetëvendosje është deklaruar se nuk është takimi i Sveçlës me Marko Gjuriqin, por vetëm një pjesëmarrje në konferencë ndërkombëtare.

Edhe deputeti i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka sqaruar arsyen e takimit me drejtorin e të ashtuquajturës zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, Xhelal Sveçlën e LVV-së dhe Ardian Gjinin e AAK-së.

Po e japim të plotë këtë reagim të Këshillit për Qeverisje Përfshirëse:

Këshilli për Qeverisje Përfshirëse: Ne jemi organizatorët e Konferencës në Tiranë

Këshilli për Qeverisje Përfshirëse (CIG), organizatë ndërkombëtare joqeveritare me seli në SHBA, organizon një tryezë të rrumbullakët dy-ditore në Tiranë, Shqipëri, gjatë datave 7-9 dhjetor,  ku marrin pjesë përfaqësuesit e partive politike të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Në diskutime adresohen sfidat e rajonit për gjatë rrugëtimit drejt anëtarësimit në BE, si dhe rolit të partive politik në zbatimin e reformave demokratike.

CIG mbështet iniciativat e ngjashme në rajon për më shumë se një dekadë.

Mbështetësi kryesor i CIG është Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës, ndërsa  ky projekt rajonal mbështetet edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë.

Ky është takimi i dytë i CIG.

Takimi i pare i këtij lloji është mbajtur në Shkup, Maqedoni e Veriut, më 19-20 tetor 2019.

Pjesëmarrës e takimit në Tiranë janë:

Këshilli për Qeverisje Përfshirëse:

Alex Roinishvili Grigorev, President, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse, SHBA

Shpetim Gashi, Nënkryetar, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse, SHBA

Jeta Loshaj, Kashkëpunëtore, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse, Kosovë

Kosovë:

Arban Abrashi, Anëtar i Kryesisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Kosovë

Ardian Gjini, Nënkryetar, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kosovë

Xhelal Svecla, Anëtar i Kryësisë, Lëvizja Vetëvendosje, Kosovë

Serbi:

Marko Djuric, Nënkryetar, Partia Progresive Serbe, Serbi

Natasa Gacesa, Sekretare ndërkombëtar, Partia Socialiste e Serbisë, Serbi

Aleksandra Jerkov, Nënkryetare, Partia Demokratike, Serbi

Igor Novakovic, Bashkëpunëtor, Këshilli për Qeverisje Përfshirëse, Serbi

Bosnjë dhe Hercegovinë:

DamirMasic, Anëtar, Kryesi, Partia Socialdemokrate, Bosnë&Hercegovinë

Dusan Petrovic, Anetar, Bordi Drejtues, Lidhja e Social-DemokratevetePavarur, Bosnje dhe Hercegovinë

HarisPlakalo, Anëtar, Partia e Veprimit Demokratik, Bosnj edhe Hercegovinë

Shqipëri:

Belind Kellici, Kryetar i Forumit Rinor dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike të  Shqipërisë, Tiranë

Teuta Vodo, Sekretare Ndërkombëtare, Partia Socialiste e Shqipërisë, Shqipëri

Maqedoni e Veriut:

Damjan Manchevski, Anëtar, Bordi Qendror, Unioni Social-Demokratik i Maqedonisë së

Veriut

TimcoMucunski, Sekretar Ndërkombëtar, Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase, Maqedoni e Veriut

Mali i Zi:

Ivan Vujovic, Sekretari Përgjithshëm, Partia Socialdemokrate e Malit të Zi