Alonso e Pedro përgatisin lamtumirën nga Chelsea
Sharr Travel

Alonso e Pedro përgatisin lamtumirën nga Chelsea

Marcos Alonso dhe Pedro mund t’i thonë lamtumirë Chelseat në merkaton e jananit.

Të dy futbollistët nuk po gjejnë hapësirat e dëshiruara me trajnerin Lampard që preferon Emerson Palmieri dhe Cesar Azpilicueta, duke lënë në stol pikërisht Alonson, i cili është aktivizuar vetëm 7 herë duke shënuar edhe një gol.

Të njëjtën situatë po kalon edhe 32-vjeçari Pedro, i cili ka zbritur në fushë vetëm 4 herë, pasi në repartin e avancuar preferohen Pulisic, Ëillian dhe Hudson-Odoi.

Kjo situate e krijuar ka bërë që të dy spanjollët të kërkojnë për një sistemim të ti gjatë merkatos së dimrit.

Alonso mund të pranojë kalimin te Interi, ku e pret ish-trajneri i tij Conte, me të cilin ka marrëdhënie shumë të mira. Përsa i përket Pedros, ai dhe agjentët e tij janë në pritje të ofertave.