Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafiri i parë do të jetë Hysen Sogojeva - autor i librit "Turizmi Ndërkombëtar" dhe ekspert i turizmit.

Mysafirët e dytë do të jenë Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe
Arbnor Haxhibeqiri - Asistent për media, Ambasada amerikane në Kosovë, me të cilët do të diskutohet për ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit.

Në lidhje të drejtëpërdrejtë nga Ferizaj, do të jetë Astrit Mustafa drejtor i festivalit  "Kosovarja Këndon".

Kurse Jonny Daniels drejtor ekzekutiv i organizatës "From the Depths", do të flas për aktivitetet e organizatës "From The Depths".

Poashtu drejtperdrejt nga zyrat e Komiteti Olimpik, do të jetë Besim Hasani President i KOK-ut, i cili do të flas për ditën e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Në lidhje të drejtëpërdrejtë do të jetë edhe Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, i cili do të tregoj se çfarë moti na pret  ditëve në vijim?

Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë” përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.