12:43 / 09.12.2019
Deputetët e rinj po regjistrohen në Kuvend
Sot ka nisur regjistrimi i deputetëve të rinj të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.
Indeksonline raportin se deputetët janë njoftuar me kohë për datat e regjistrimit ndërsa sot dhe nesër ata do të kryejnë këtë formalitet.
Janë 120 deputetë të rinj të cilët do të regjistrohen nga administrata e Kuvendit ndërsa shumë shpejt pritet të thirret seanca konstituive ku ata do të japin betimin.
Seanca konstituive, deri në zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve do të kryesohet nga deputeti më i vjetër, i ndihmuar nga deputeti më i ri, sipas moshës.























