Mbahet konferencë mbi dezinformimin
Ambasadori i Sh.B.A.-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett, do të flasë në hapjen e Konferencës mbi dezinformimin e cila mbahet sot në Prishtinë.
Disinformimi është një sfidë në mbarë botën dhe Kosova në këtë aspekt nuk është përjashtim.
NDI, me mbështetjen e USAID-it, po organizon një konferencë njëditore si mundësi për t’i diskutuar në mënyrë të detajuar zhvillimet e fundit globale në zbulimin dhe luftimin e dezinformatave, si dhe për të mësuar më shumë rreth pranisë së këtij fenomeni në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit. 
Akterë të ndryshëm pjesëmarrës do t’i sjellin pikëpamjet dhe përvojat e tyre në adresimin e dezinformimit, i cili tani konsiderohet një kërcënim serioz për demokracinë. Konferenca përfshinë panel diskutime dhe prezantime të cilat do të paraqesin studime të rasteve.























